Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, deklaroi se shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, nuk është fajtore për ndërprerjen e dialogut, pasi fajtorë për këtë mund të jenë vetëm dy palët, Prishtina dhe Beogradi.
“Le të mendojnë mirë në Prishtinë se kush është fajtor. Të mendojnë se cila palë dëshironte dialog dhe kush nuk e dëshironte atë” deklaroi Vuçiq për televizionin publik serb.
Ai tha se shpreson se do të ketë më shumë mirëkuptim në të ardhmen dhe Prishtina do ta kuptojë se me “masa të dhunshme dhe joligjore” nuk mund të arrijë asgjë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të martën, ka fajësuar shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për siç tha “mbytje” dhe “çrregullim” të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...