Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka pranuar para mediave se ideja për korrigjimin e kufijve ishte e tij, por siç është shprehur “kjo ide tashmë ka vdekur”.
Këtë deklaratë e dha mbrëmë në një konferencë për media.
Në konferencë ishte e pranishme edhe kryeministrja Ana Bërnabiq. Dy krerët e Serbisë në paraqitjen e tyre para mediave folën për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe. Për të cilën dje serbët e Kosovës protestuan në disa lokacione.
Ndërkohë, tash e disa muaj presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, korrigjimin e kufijve e ka paraqitur si ide të tij. Ide kjo që është kundërshtuar fuqishëm nga opozita dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran