Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë shpeshtuar kritikat karshi Qeverisë së Kosovës.
Përveç kritikave për largimin e taksës prej 100% ndaj mallrave nga Serbia e Bosnje Hercegovina, ambasadori Philipp Kosnett ka kritikuar qeverinë edhe për dështimin në luftën ndaj korrupsionit.
Në një shkrim që e ka bërë ambasadori Kosnett në “Twitter”, është ankuar se Kosova ka qenë më mirë në vitin 2017 në luftimin e korrupsionit, sesa në vitin 2018.
Sipas tij, tema e korrupsionit duhet të shqetësojë çdo qytetar të vendit.
Shkrimi i plotë i Kosnett në Twitter:
“ #CPI2018 ka dalë, dhe perceptimet mbi korrupsionin në sektorin publik në Kosovë në vitin 2018 ishin më të këqija sesa në vitin 2017. Kjo duhet të shqetësojë çdo qytetar të Kosovës. Si mund të ndikoni në llogaridhënien e qeverisë tuaj në vitin 2019? #TëBashkuarKundërKorrupsionit”, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, ambasadori Kosnett.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran