Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që në ekipin negociator të Kosovës në bisedimet me Serbinë të ketë edhe përfaqësues të Luginës së Preshevës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu në një konference për media ka kërkuar që ekipi negociator të ketë edhe një përfaqësues të Luginës të Preshevës.
Aliu ka thënë se është i pakuptimit fakti që presidenti Hashim Thaçi e përmend Luginën, mirëpo në ekipin negociator nuk ka përfaqësues nga kjo pjesë.
“Në draft dokumentin e Qeverisë së Kosovës për dialog me Serbinë nuk figuron fjala reciprocitet. Ekipi negociator që do udhëtoj nesër në Bruksel po shkojnë vetëm që të vazhdojnë ketë proces që nuk i solli asgjë të mirë Kosovës. Si është e mundur që pikërisht në këtë delegacion ku ka përfaqësues të partive aq të vogla të mos ketë edhe përfaqësues të Luginës”, tha Aliu, duke shtuar se, nuk mjafton vetëm përfshirja e temës se Luginës por duhet të ketë edhe përfaqësues të kësaj pjese, raporton Zeri.
Aliu vlerëson se ekipi negociator për bisedime me Serbinë është i mangët dhe po shkon në bisedime pa një platformë të qartë.
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...
AKP do të organizojë aksion humanitar për dhurimin e gjakut
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...