Kryetari i Komisionit Qeveritar për persona të zhdukur, Prenk Gjetaj, thotë se në tri javët e fundit është gërmuar në dhjetë lokacione dhe se kanë urdhëresë gjyqësore për gërmime edhe në disa lokacione të tjera, raporton arbresh.info.
Sipas tij, vetëm presioni ndërkombëtar detyron Serbinë të tregojë se ku gjenden varrezat masive.
Ai deklaron se Bashkimi Evropian duhet të kushtëzojë integrimin evropian të Serbisë me qështjen e personave të zhdukur.
“Tani kemi një numër bukur shumë të personave të zhdukur, do të punohet në vazhdimësi për ndreqmini e personave të zhdukur sepse familjarët presin. Gjatë këtij viti janë përcaktuar disa lokacione vetëm 3 javët e fundit 10 lokacione janë vlerësuar për fat të keq nuk ka pasur gjetje, janë edhe disa lokacione të cilat presin për tu vlerësuar për tu bëre gërmimet vlerësueses”, është shprehur Gjetaj në një intervistë për arbresh.info.
Ai thotë se koha e dimrit ua vështirëson punën e gërmimeve, e së shpejti do të marrinë dhe orarin për lokacionet që janë të dyshuara.
“Ne çdo herë këshillohemi së bashku me mjekësin ligjore, policin për krime lufte, ne si komision Qeveritar për hapat e mëtutjeshëm kemi kërkuar që instituti mjekësisë ligjore të fut në agjendë të gjitha ato lokacione për ta shfrytëzuar kohën optimale, sepse koha e dimrit bllokon punën kështu që së shpejti do të marrim edhe orarin dhe dinamikën e gërmimeve vlerësuese në lokacionet të cilat janë të shënjuara si të dyshuara, dhe për të cilat janë siguruar urdhëresat gjyqësore”, ka thënë ai.
Aktualisht në Kosovë konsiderohen të zhdukur ende të zhdukur 1647 persona./A.Zeka/arbresh.info/
Kosova voton sot, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea