Kryetari i Kuvendit të Kosovës njëherit edhe i pari i PDK-së, Kadri Veseli, në 55-vjetorin e vrasjes e ka kujtuar atdhetarin Fazli Greiçevci.
Veseli ka thënë se sakrifica e madhe e atdhetarëve tanë është obligim moral që ta japim maksimumin tonë për ta bërë Kosovën një vend të zhvilluar, ku luftohet korrupsioni e sundon ligji dhe ku të rinjtë tanë do të kenë mundësi më të mira për ta ndërtuar jetën e tyre.
“Para 55 vjetësh, pas torturave mizore në burgun e Prishtinës, u vra mësuesi, shkrimtari dhe veprimtari i shquar i kauzës sonë kombëtare Fazli Greiçevci. Ai bashkë me Adem Demaçin dhe patriotët tjerë e themeluan Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve në vitin 1963. Greiçevci dhe vepra e tij kanë qenë burim frymëzimi për shumë breza të të rinjve, që dekada më pas i rrokën armët për ta mbrojtur atdheun edhe në luftën e armatosur. Ai dhe shokët e tij janë dëshmi e sakrificës së madhe që është bërë për të arritur në ditët e sotme të lirisë dhe pavarësisë. Sakrifica e madhe e atdhetarëve tanë është obligim moral që ta japim maksimumin tonë për ta bërë Kosovën një vend të zhvilluar, ku luftohet korrupsioni e sundon ligji dhe ku të rinjtë tanë do të kenë mundësi më të mira për ta ndërtuar jetën e tyre”, ka shkruar Veseli.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1332917630216773
Ortekët në Alpet italiane, shkaktojnë dy viktima dhe të plag...
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...