Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në ditën ndërkombëtare të personave të zhdukur se institucionet e Kosovës nuk do të ndalen asnjëherë së kërkuari zbardhjen e fatit të qytetarëve të zhdukur.
Kryeparlamentari Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Serbia, vazhdon të heshtë për fatin e të zhdukurve shqiptarë.
“Vitet po kalojnë, por plagët e rënda të luftës ende rëndojnë jetën e shumë e shumë familjeve tona. Një prej këtyre plagëve janë mijëra të zhdukur, për fatin e të cilëve shteti përgjegjës,- Serbia, vazhdon të heshtë, madje edhe sot në Ditën Ndërkombëtare të të zhdukurve. Por, ne nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari zbardhjen e fatit të qytetarëve tanë. Drejtësia për ta ka për t’u vendosur”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook./arbresh.info/
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...