Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka qëndruar të shtunën në Shalë për të nderuar dëshmorët e UÇK-së në betejën e Manzhiqit.
Ai ka thënë se gjithmonë do t’i nderojmë ata që dhanë jetën për Kosovën e lirë, të pavarur e sovrane.
“Në Manzhiq të Shalës për të nderuar dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithmonë do ti nderojmë ata që dhanë jetën për Kosovën e lirë, të pavarur e sovrane. Shala e Isa Boletinit, Ahmet Selacit, Ukshin Kovaqicës, Bislim Bajgorës, Sherif Tërstenës, Shemsi Ahmetit, Rifat Zenelit, është Shala e krenarisë sonë kombëtare”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit sot dalin para Gjykatës