Kadri Veseli ka thënë se sportisti Muhamet Ramadani ia ka zbardhë fytyrën Kosovës.
“Krenar me Muhamet Ramadanin, i cili ia zbardhi fytyrën Kosovës si atleti i parë kosovar që fitoi medalje të artë në një garë të nivelit evropian të atletikës për hedhjen e gjyles”, ka thënë ai përmes Facebook.

“Fal investimeve që kemi bërë në terrene e mjete sportive, rrogave që kemi ngritur dhe shpërblimeve që kemi ofruar, numri i medalistëve tanë ka për tu rritur. Po ashtu, ligji i sponsorizimeve ka çelur rrugën për më shumë fonde për sportin, por nuk do të ndalemi me kaq”.
“Do japim maksimumin që të rinjtë tanë ta shpërfaqin talentin dhe ti realizojnë ëndrrat këtu në Kosovë”.
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...