Me rastin e festës së 28 Nëntorit, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë homazhe në Boletin tekë kulla e Isa Boletinit.
Me këtë rastë Kryetari Veseli është shprehur se ” nga Boletini ju uroj të gjithëve festen e 28 nëntorit dhe festave të kësaj dite. Çdo 28 nëntor ne vijmë në këtë kullë historike sepse nga këtu i ka rrënjët historia jonë. Isa Boletini ishte njeri i pushkës dhe i fjalës, si dhe shëmbëlltyrë e bashkëjetesës me njëri-tjetrin. Republika e Kosovës është shtëpia e përbashkët e të gjithë qytetarëve, dhe ne besojmë në vlera dhe jetojmë me to. Të drejtat e pakicës ne do të punojmë për ta, si për shumicën. Kosova është një dhe e pandashme ashtu siç e deshti Isa Boletini e heronjtë e saj. Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm sot dhe përgjithmonë”./arbresh.info/
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...