Ka vdekur ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Oda e Avokatëve të Kosovës.
Sipas njoftimit, mbledhja komemorative për të ndjerin e organizuar nga OAK, do të mbahet në orën 12:00, në Kinemanë ABC (nën Ministrinë e Kulturës), ndërsa varrimi po ashtu do të bëhet sot me datë 28.09.2018 në varrezat e qytetit në Prishtinë në orën 16:00.
Me këtë rast, Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Ish-avokati, Nuhi Uka u lind më 19.05.1949 në Dumnicë të Epërme të Podujevës. Fakultetin Juridik e ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës 1968 – 1972, sikurse, edhe provimin e Jurisprudencës më 1977.
Nuhi Uka ishte gjyqtar për një kohë të gjatë dhe kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë nga data 01.01.1983 deri më 03.12.1990, po ashtu, nga data 01.01.2000 deri më 27.10.2010.
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...