Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, Selami Xhemajli, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë të shtuar punimet për ndërtimin e fshatit social në Gjilan, ku hynë objektet për qëndrim të fëmijëve të braktisur, ata me nevoja të veçanta, mbrojtjen e nënave, shtëpisë së të moshuarve, konvikteve për fëmijë meshkuj dhe atë për femra, shkollës etj.
Ai ka thënë se ky fshat po ndërtohet në bashkëpunim me qeverinë e Kuvajtit.
Xhemajli në një konferencë për media ka prezantuar punën që është bërë në këtë drejtori në të gjitha fushat, duke spikatur sukseset, sfidat dhe planifikimin për periudhën e mbetur të këtij viti.
Xhemajli ka thënë se në sektorin e mirëqenies sociale kjo drejtori ka mbuluar pagesat e qerave mujore për 48 familje me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.
“Përpos pagesës së qerasë dhe shqyrtimit të kontratave të banesave sociale, kemi inicuar edhe procedurat e prokurimit për rinovimin e shtëpive për familjet me gjendje të rëndë ekonomike. Prioritet në këtë kontratë do të jenë familjet që krahas gjendjes së rëndë ekonomike dhe sociale kanë edhe persona me nevoja të veçanta. Ndërkaq, me grupin e deputetëve 6+ është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për ndërtimin e një shtëpie për një familje të komunitetit turk”, ka thënë drejtori Xhemajli.
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin
LDK-ja emëron Jehona Lushaku-Sadriun shefe të Grupit Parlame...
“Autori 58-vjeçar qëlloi me armë në dysheme”, policia jep de...
“A po ndaleni, idiotë”, Labi eskalon me fjalor b...