Menaxhmenti i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan pas një takimi që ka pasur me stafin akademik, administrativ dhe Kryesine e Parlamentit Studentor, ka marrë vendim që nga sot të shtyhen të gjitha aktivitetet akademike dhe administrative.
Në këtë takim, Rektori i Universitetit , Bajram Kosumi, ka njoftuar lidhur me ngjarjet e fundit rreth pezullimit të programeve të UKZ sipas njoftimit të fundit që e ka bërë Agjencia e Kosovës për Akreditim, si dhe rreth kërkesës së konferencës së rektorëve për veprime urgjente në mbrojtjen e sistemit të arsimit të lartë publik nga degradimi.
Grevën e përgjithshme e kanë mbështetur i gjithë stafi akademik, administrativ dhe studentët e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.
Me këtë rast UKZ ka formuar edhe Këshillin Grevist.
UKZ shtynë të gjitha aktivitetet akademike dhe administrative për një afat të pacaktuar, duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e provimeve të afatit të janarit, në të gjitha njësitë akademike të Universitetit.


KQZ drejt fundit të numërimit: Ja kandidatët më të votuar de...
“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin ...
Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e n...
Tragjedia në Zvicër, vendi shpall 5 ditë zie kombëtare
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kos...
Nisin reshjet e borës në qarkun e Kukësit, temperaturat zbre...