Njohësi i çështjeve politike në vend, Ali Hertica në një bisedë me gazetën “Bota sot”, ka thënë se duhet të thirret një protestë gjithëpopullore, para takimit të ardhshëm Thaçi-Vuciq.
Ai ka ftuar LDK-në dhe VV-në që t’i lënë mbrapa inatet personale por të dalin unike së bashku me zërin e sovranit.
“Të zhgënjyer me politikën pa platformë nga Thaçi për takimin e fundit të bisedimeve me Serbin dhe Vuciqin tani subjektet dhe shoqëria civile duhet të thirret protestë gjithëpopullore, për të parandaluar një marrëveshje finale me Serbin për fatin e Kosovës dhe shtetësinë e saj. Pavarësisht termave të ndryshëm të përdorur kohëve të fundit korrigjim, apo shkëmbim është plotësisht e qartë se në marrëveshjen finale midis Prishtinës dhe Beogradit do të vihet shkëmbimi i veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës. Kjo ideja e Thaçit nuk është e detajizuar nga askush ku as ekspertet nuk kanë idenë rreth kësaj platforme pa koncept politik duke u dëgjuar zërat kontradiktat edhe brenda koalicionit qeverisës dhe kundërshtimeve të opozitës, megjithatë i gjithë spektri politik dhe ai qytetar nuk e përkrahin një gjë të tillë. Madje, në jo përkrahje të saj janë deklaruar edhe shtete fqinje dhe aleate të Kosovës që e ndihmuan deri më tani shtetësinë e saj”, ka thënë ai.
Sipas Herticës tani është koha e fundit që të dëgjohet zëri i qytetarit dhe i sovranit.
“Edhe Parlamenti i Kosovës duhet sa më shpejt të miratohen në një deklaratë të përbashkët, ndërsa për të ndaluar këtë hap të Thaçit sepse ai de facto nuk është i autorizuar të shpalosë këtë në tavolinën e bisedimeve në Bruksel. Tani është koha e fundit të dëgjohet zëri i qytetarit dhe i sovranit për shtetësinë dhe politikën e gabuar të njerëzve të cilët kanë në egon e tyre historikun e ardhmes personale pa pasur platformë politike që do jetë kundërshtim me fjalën e sovranit , andaj të thirret një protestë gjithë popullore, ku kjo do të jetë një goditje e fortë e këtij plani ogurzi për politikën dhe sovranin e Kosovës. Tani mos të shikohen ato inatet apo apetitet e LDK-së dhe VV-së por të dalin unike së bashku me zërin e sovranit për të ndaluar këtë që po fundoset shtetësia e Republikës nga disa njerëz të cilit kanë idenë e mbrapsht politike të pa logjik për pasojat e së ardhmes së shtetit” ka përfunduar Ali Hertica.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...