Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Hasit në Shqipëri.
Në fjalim presidenti Thaçi tha se ky nderim është moment i veçantë në jetën e tij, gjithashtu tha se se çlirimi i Kosovës është meritë e të gjithë shqiptarëve.
“Sot për mua është një moment ti veçant në jetën time sepse kur mendoj se ku ishim para 20 viteve dhe ku jemi sot lirisht mund të themi se Kosova dhe Shqiptaret të pamundurën e bënë të mundur, robin dhe agresionin dhe gjenocidin e Serbisë arritëm ti ndalim dhe të fitojmë liri ta shlirojmë Kosovën.
Çdo shqiptar duhet të ndjehet krenar me kontributin për lirin e Kosovës dhe të ndjehet çlirimtarë edhe ai që ishte me pushkë në dorë edhe ai që ndau gjithçka për lirin dhe pavarësinë e Kosovës.
Çlirimi i Kosovës është meritë e çdo qytetari të Kosovës është meritë e gjithë njerëzve të Shqipërisë është meritë e gjithë shqiptarëve ku di që jetojnë. Për mua është moment i veçante dhe u jam mirënjohës për vlerësimin dhe respektin që Hasi po tregon sot për mua”, tha ai.
Presidenti Hashim Thaçi edhe në Has përmendi idenë e bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovën, këtë herë duke e ritheksuar se kjo do të bëhet “pa iu cenuar as një centimetër e territorit të Kosovës”.
Sipas tij, është koha që mes Kosovës dhe Shqipërisë të mos ketë kufi.
“Kombi shqiptar ku do që jeton kurrë nuk ka qenë më mirë, më i organizuar. Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t’i bashkëngjiten Kosovës pa iu cenuar asnjë centimetër e territorit të Kosovës. Sepse misioni vetëm me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është i pamjaftueshëm, ne jemi ndarë padrejtësisht dhe duhet të bashkohemi me vullnetin tonë”, tha Thaçi./Arbresh.info.
Rrëqethëse: Muriqi ia dedikon ‘hat-trickun’ babait të ndjerë
Ylli i Realit mes kampionatit turk dhe atij amerikan
Edi Rama: SHBA-të nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë
BE-ja paralajmëron për pasoja pas kërcënimit të Trumpit me t...
Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 445 nga 914 vendvotime
“Është nder i madh për mua”, çka i tha Trumpi – Ramës në let...