Thaçi dekoron Aki Nuredinin me Medalje Presidenciale

14:42 | 6 Maj 2019
A Z

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me Medalje Presidenciale, Aki Nuredinin, i cili njihet për kontributin e dhënë në çështjen kombëtare dhe pavarësinë e Kosovës.

Thaçi ka thënë se i është mirënjohës Nuredinit për strehimin dhe përkrahjen që u ka dhënë të gjithë aktivistëve shqiptarë që kanë kaluar nëpër Vjenë, në këto tre dekadat e fundit

Ky është postimi i plotë:

Me Medalje Presidenciale sot e dekorova Aki Nuredinin, i cili me dekada ka kontribuar për çështjen kombëtare dhe pavarësinë e Kosovës. I jemi mirënjohës për strehimin dhe përkrahjen që u ka dhënë të gjithë aktivistëve tanë që kanë kaluar nëpër Vjenë, në këto tri dekadat e fundit.

Atij i kërkova që të vazhdojë të angazhohet, sikurse edhe në të kaluarën, për promovimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në fushën e artit dhe kulturës.

Shpërndaje në rrjete sociale