Të mërkurën me 13 mars në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të mbajë seancë të jashtëzakonshme vetëm në një pikë të rendit të ditës.
Në këtë seancë do të debatohet lidhur me bllokimin e emërimit të anëtarëve të KQZ-së, nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Express.
“Debat parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti”, është pika e vetme e kësaj seance të jashtëzakonshme.
Për bllokimin e punës së KQZ-së, ka pasur reagime të shumta të partive opozitare.
Më e zëshmja ka qenë Lëvizja Vetëvendosje, e cila lidhur me këtë çështje ka thirrur konferenca të shumta për media.
Ish-anëtari i KQZ-së nga LVV, Adnan Rrustemi, kishte thënë se kjo papërgjegjësi i Thaçit, duhet denoncuar.
“Thaçi e ka bërë KQZ-në të bllokuar nga marsi i kaluar. Duhet denoncuar papërgjegjësia e presidentit që s’po zhbllokon këtë institucion të pavarur”, kishte potencuar ai.
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...