Të hënën, më 03 dhjetor 2018, Ministria e Infrastrukturës, përkatësisht Departamenti Koordinues i Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në partneritet me
Policinë e Kosovës dhe Auto Moto Club Kosova (AMCK), do të bëjë lansimin e fushatës “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”.
Ceremonia e lansimit të kësaj fushate do të mbahet ditën e hënë, më 03 dhjetor 2018, me fillim nga ora 11:00, në rrugën “Xhorxh Bush” në hapësirën e vendndalimit të trafikut urban (Katedralja “Nënë Tereza”).
Prezent në lansimin e kësaj fushate do të jetë zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Idriz Selimaj, përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe përfaqësues
nga Auto Moto Club Kosova.
Ministria e Infrastrukturës fton median tuaj që të përcjellë nga afër këtë aktivitet.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...