Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i ka dërguar sot fjalë Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, duke i thënë se Beogradi i ka kuptuar si kërcënim mesazhet që Veseli i ka dërguar drejt presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, transmeton Gazeta Express.
Stefanoviq e ka paralajmëruar Veselin që të mos ndërmarrë asnjë veprim kundër Vuçiqit, raporton tanjug, transmeton Gazeta Express.
Këto deklarime të Stefanoviq kanë ardhur pas deklarimeve të Veselit që mund t’i ndalohet hyrja e Vuçiqit në Kosovë.
Por në një prononcim për Gazetën Express, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, Jetlir Zyberaj, ka thënë se i është aprovuar kërkesa e Vuçiqit për vizitë në Kosovë.
Vuçiq do të vijë në Kosovë me datën 8 shtator dhe do të qëndroj një ditë. Ai do të vizitojë enklavat serbe në veri, dhe pritet t’ua kumtojë dhe ndonjë marrëveshje të mundshme që do të arrihet me Kosovën me 7 shtator në takimin e radhës me Thaçin në Bruksel.
Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari, arrestohen dy...
Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në fillim të 2026-s, Rama vle...
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media