Nga Ministria e Shëndetësisë atyre ju premtua se do të bëhet një zgjidhje për 250 specializantët e papunë.
Përfaqësuesja e Specializantëve të stomatologëve, Mirjeta Berisha, tha se kemi kërkuar edhe tjera herë nga kjo ministri për kërkesat tona, por asnjëhere nuk janë marr parasysh.
“Nuk është hera e parë që kemi bërë kërkesa, edhe para dy viteve na kanë premtuar, por nuk janë realizuar kërkesat tona”, u shpreh Mirjeta Berisha.
Ajo deklaroi se edhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka premtuar se prej 1 janarit të viti 2018 do të bëhet zgjidhje, por nuk po ka asnjë konfirmim nga ana e tij.
“Ne kemi bërë gjashtë here kërkesë, por administrate na janë përgjigjur që do ta na ftojnë në takim. Mirëpo nuk është realizuar asnjë takim. Kemi dashur të bisedojmë për të parë se ku është çështja, ku kryeparlamentari Kadri Veseli pati dhënë një premtim se prej 1 janarit të vitit 2018 se nuk do të ketë asnjë specializantë të papunë, ne jemi të frustruar nga kjo”, u shpreh Mirjeta Berisha.
Drejtori i Departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se kjo çështje është e lidhur me buxhetin dhe se po presin që të miratohet buxheti me 30 janar.
“Ideja është që poliklinikat të tejkalojnë menaxhimet. Kjo çështje është e lidhur me buxhetin dhe do të shohim deri sa të miratohet buxheti me 30 janar”, tha Hoti.
Ata kanë paralajmëruar protestë para Kuvendit të Kosovës, e cila sipas tyre do të mbahet të hënën./arbresh.info/
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...