Dogana e Kosovës është duke vazhduar ta zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% të produkteve të cilat vijnë nga Serbia dhe Bosnja Hercogovina.
E këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Doganës së Kosovës , Adriaktik Stavileci ka thënë për portalin arbresh.info se deri në këto çaste nuk ka hyrë dhe nuk është kthyer asnjë kamion nga Serbia.
“ Sot nuk ka pasur as hyrje e asaj dalje të mallrave serbe, asnjë hyrje të kamionëve të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Stavileci.
Këtë vendim që të rrisë në 100% taksën doganore për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja, Qeveria e Kosovës e mori të mërkurën dhe menjëherë ka hyrë në fuqi.
Rritja e taksës, pason vendimin paraprak të Qeverisë për vendosjen e një takse prej 10 % për prodhimet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina./arbresh.info/
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...