Sot pritet që Kryesia e Kuvendit t’i procedojë për seancë plenare tri projektligjet që mundësojnë ndryshimin e misionit ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ndërsa procedurat për miratimin e këtyre projektligjeve pritet të përfundojnë në muajin nëntor
Sot pritet që Kryesia e Kuvendit të mbajë mbledhjen e saj, në të cilën do të vendoset data për shqyrtimin e tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, ndërsa fundi i nëntorit pritet të jetë koha kur i gjithë ky proces do të përfundojë. Për këtë çështje ka unitet të plotë të spektrit politik kosovar, kështu të paktën kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” deputetë si nga koalicioni qeverisës, ashtu edhe nga opozita. Ndonëse ende nuk dihet saktë se kur do të përfundojnë procedurat e miratimit të këtyre projektligjeve, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku ka propozuar që ligjet për ushtrinë të miratohen në një datë simbolike, më 28 nëntor.
Në anën tjetër, njohës të çështjeve të sigurisë janë shprehur optimistë se procedurat do të përfundojnë deri në fund të muajit nëntor, por kanë dhënë sugjerim që të bëhet me përkrahjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të NATO-s.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/sot-jepet-urdhri-per-ushtrine-585336/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin
LDK-ja emëron Jehona Lushaku-Sadriun shefe të Grupit Parlame...