Një platformë dhe alternativë të përbashkët ndërmjet pozitës dhe opozitës para fazës finale të dialogut, po e kërkon shefi i grupit parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi.
Sipas tij kjo është mënyra e vetme për ta ndalur Thaçin.
Në një intervistë për Gazetën Insajderi, Sherfii ka thënë se përderisa nuk krijohet një aletenrativë tjetër, atëherë ajo e Thaçit do të avancojë në opinion.
Klikoni këtu për të parë videon e intervistës
“Mendoj që përderisa nuk kemi një alternativë të përbashkuar pozitë dhe opozitë, përderisa nuk kemi një platformë të hartuar mirë dhe së paku qëllimet kryesore të platformës që jemi të gatshëm të bëjmë në fazën e fundit të dialogut, dhe një ekip që do ta udhëhiqte dialogun. Kam frikë se alternativat tjera përderisa nuk bëhen këto, do të përparojnë”, ka thënë Sherifi.
Në mesin e hapave të ardhshëm për ndaljen e Thaçit me idenë e tij për korrigjimin e kufijve, Sherifi ka thënë se është e domosdoshme edhe miratimi i ekipit negociator në Kuvend.
“Kam frikë se përderisa nuk krijohet një alternativë tjetër që do ta përfaqësonte qeveria apo ekipi negociator që do të kalonte në Kuvend, ku do të dilte si alternativë ndaj alternativës tjetër. Përderisa nuk e kemi këtë alternativë atëherë alternativat tjera do të vazhdojnë të zënë vend dhe të avancojnë”, tha shefi i deputetëve të Nismës.
I pyetur për dështimin e rezolutës së LDK-së në Kuvend, ai ka thënë se opozita nuk u tregua bashkëpunuese.
Sipas tij, pozita ishte e gatshme ta votonte pikën e opozitës, por jo edhe anasjelltas.
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...