Policia e Kosovës ka arrestuar të premten 4 qytetarë serbë në veri të Kosovës si të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, derisa në kërkim është edhe personi i pestë, Millan Radojiçiq.
Në komunikatën për medie të Policisë së Kosovës thuhet se personat e arrestuar janë: Dragisha Markoviq polic i Kosovës, Nedelko Spasojeviq polic i Kosovës dhe Sasha Gjuriq e Marko Roshiq, raporton arbresh.info.
E të arrestuarit do t’i sjellin sot në Prishtinë te Gjykata Themelore në ora 11.00, ka thënë për Arbresh.info. zëdhënësi i Policisë Baki Kelani.
Në Pallatin e Drejtësisë do të mbahet seanca fillestare për katër të arrestuarit, për të cilët pritet të vendoset masa.
Kujtojmë se dje serbët kanë protestuar në veri të Mitrovicës duke kërkuar lirimin e tyre./Arbresh.info/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...