Komiteti teknik për revidimin e listës së barnave esenciale, duke marrë parasysh kërkesën e subjekteve të ndryshme farmaceutike, vendosi që afati për aplikimet për përfshirjen e barnave të reja dhe ndryshimet ose fshirjen e barnave aktualisht të listuara, në modelin e listës të 2018 të shtyhet deri më 31 tetor të këtij viti.
Periudha e aplikimit është shtyrë për dy javë për të lehtësuar bashkëveprimin ndërmjet aplikantëve dhe Sekretarisë së Komitetit, për të siguruar që aplikacionet adresojnë në mënyrë adekuate elementet kritike për përzgjedhjen: rëndësinë e shëndetit publik, efikasitetin klinik dhe sigurinë e barit të propozuar.
Çdo aplikim duhet të shoqërohet me një formular të kompletuar të Përmbledhjes së Informacionit të Aplikacionit, të publikuar në ueb faqen e MSH-së, në rubrikën Revidimi i Listës së Barnave Esenciale. /Telegrafi/
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...