Shqiptarët jetojnë dhe punojnë në shumë vende të botës, ndërsa ka prej tyre që ruajnë me fanatizëm gjuhën dhe traditën.
Pranë flamurit me shkabën dykrenare, një shqiptar që jeton në Ukrainë flet gjuhën shqipe si dhe nuk harron të përshëndesë me fjalët: “Mirëdita vëllezër e motra”.
Ai shprehet me krenari dhe thotë se në Ukrainë jetojnë rreth 5 mijë shqiptarë, të cilët u larguan shekuj më parë nga Korça.
“Nuk i kemi harruar gjuhën, kulturën, traditën. Na jemi nga një gjak, e gjaku ujë nuk bëhet”, ka shtuar ai.
Familja e shqiptarit është larguar dy shekuj më parë nga qyteti juglindor, por traditat e zakonet duket se janë ruajtur me krenari prej të parëve.\ballkan web.
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...