Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u zhvillua takimi përgatitor për mbledhjen e përbashkët të qeverive Shqipëri – Kosovë.
Gjatë këtij takimi u vlerësua ecuria e deritanishme e vendimeve të marra dhe u analizuan elementet, që do të duhet të trajtohen gjatë mbledhjes së ardhshme të përbashkët të dy qeverive.
Mbledhja e radhës do të mbahet në muajin nëntor në Pejë dhe do të ketë në fokus nënshkrimin e marrëveshjeve kryesisht me karakter ekonomik dhe që lehtësojnë jetën e qytetarëve të të dy vendeve.
Kjo është mbledhja e 5-të që zhvillohet mes dy qeverive. Mbledhja e fundit u zhvillua në qytetin e Korçës në 27 nëntor të vitit të shkuar, në të cilën u nënshkruan dymbëdhjetë marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi në fushat si procesi i integrimit euro-atlantik, diplomacia, ekonomia, tregtia, diaspora, kultura, infrastruktura.
“Kemi pasur veç pëlqim fizik, ia di profesionin”, Edi flet p...
Roma arrin marrëveshje totale me Zirkzeen, tani në sulm për ...
Qendrat për Pajisje me Dokumente ofrojnë shërbime me orar të...
Shoqata e Naftarëve e quan antikushtetues vendimin e MINT pë...
Rama: Kush ka probleme me ligjin nuk përfiton nga paqja fisk...
ATK: Zyrtari i arrestuar është pezulluar nga puna