Qytetarët serb në veri të Mitrovicës kanë protestuar sot përpara zyrës së EULEX-it në këtë qytet, kundër nismës së kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, për të bashkuar të dy pjesët e qytetit.
Një nga organizatorët e protestës, Grbiç, ka thënë se deklarimet e fundit të Prishtinës për ‘aneksimin e veriut të Mitrovicës’, ka shkaktuar një shqetësim shumë të madh për qytetarët serb, studentët e prindërit e tyre.
Ndërkohë drejtori i Qendrës Klinike Emergjente në këtë pjesë të Mitrovicës, Milan Ivanoviq, ka thënë se do të vazhdojnë të luftojnë kundër përpjekjeve të shqiptarëve për dhunë dhe pastrim etnik.
“Do të vazhdojmë të luftojmë kundër dhunës shqiptare, hegjemonisë, dhe përpjekjeve për të pastruar etnikisht këto hapësira” ka thënë Ivanoviq.
Ndërkohë mediat e pavarura në Serbi thonë se një protestë e tillë më shumë është organizuar si kundërpërgjigje për protestën që ditë më parë u organizuar kundër pushtetit të Aleksander Vuçiqit.
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?