Përfaqësuesi i GP-të LDK-së, Driton Selmanaj, tha se dëbimi i shtetasve turq nga Kosova është rasti më eklatant se si autoriteti shtetëror është i gatshëm të shkelë çdo normë ligjore e kushtetuese që i obligon ata.
“Kanë qenë disa dëshmitarë që nuk kanë dashtë me raportu, por që kanë ditë shumë. Të gjithë e kanë ditë, por dikush më e pak e dikush më shumë, por të gjithë informatat i kanë pas që një proces i tillë ka me ndodhë. Ky është rasti më eklatant se si autoriteti shtetëror është i gatshëm të shkelë çdo normë ligjore e kushtetuese që i obligon ata. Nuk është njoftuar prokuroria e shtetit për rrezikun nga këta persona. Nuk janë njoftuar departamentet brenda MPB-së. Është bërë me çështje telefonatash, bisedash dhe të gjitha institucionet janë margjinalizuar. Një vit para se të ndodhë kjo ngjarje njëri nga prokurorët ka thënë se kanë pasur kërkesë për ekstradim. Por përgjigja e tyre ka thënë se nuk duan as të marrin pjesë në këto”, tha ai.“…
“Çështja tjetër ka të bëjë me tejkalimin e institucioneve. Policia ka heqë dore nga mandati për të kryer operacionin policor. AKI-ja ka marrë autorizime policore, ka tejkaluar mandatin e vet. Policia në terren nuk ka komunikuar me shefat e tyre. Kanë komunikuar me agjentë të AKI-së. Shteti me vetëdije kryen shkelje penale. Mustafa Erden ka qenë person që ka aplikuar në Kosovë me shtetësi të Shqipërisë. Ish dashtë që këtë ta deportojmë në Shqipëri sepse ashtu thotë ligji e jo atje ku është deportuar.
“…Çështja tjetër është gënjeshtra në dëshmi para komisionit. Shefi i AKI-së dhe i policisë me deklarata të kundërta mes vete. Nëse personat e sigurisë janë të gatshëm që nën betim të dëshmojnë rrejshëm çfarë janë në gjendje t’i bëjnë Kosovës. Nuk është çështja vetëm e deportimit, por është çështja e sigurisë. I bëjmë thirrje prokurorisë që persona të tillë duke filluar nga Presidenti të marrin masa dhe të mos jenë në këto pozita”
Deliu-Kodra: PDK-ja e ruajti votën, synimi ishte rritja e sa...
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda gjashtëmujorit të parë...
Akuza të ndërsjella mes Rashiqit dhe Listës Serbe lidhur me ...
Mbappe mungoi në stërvitjen e sotme të Realit, megjithatë dy...
Zelensky: Takim i ri tripalësh me SHBA dhe Rusinë
Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...