Ish-komandanti i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, ka ftuar institucionet e vendit që këtë vit ta kenë prioritet sigurimin shëndetësor për Policinë e Kosovës.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se kjo do të ndikonte në performancen e policisë.
Sipas tij, sigurimi shëndetësor do ta inkurajonte më shumë përkushtimin policor për shërbim ndaj të tjerëve. “E kuptoj problemin financiar, por duhen veçuar policët, ushtarët, zjarrfikësit dhe gardianët nga profesionet e tjera”, ka thënë ai.
Selimi ka folur edhe për shtimin e grabitjeve kohët e fundit në Kosovë, duke bërë me dije se për luftimin e këtyre dukurive duhet këmbëngulur për zbatimin e strategjisë së policisë në bashkësi.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje