Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka folur rreth arsyes së mbajtjes së seancës së sotme të Kuvendit, pak minuta para se të mblidhet kryesia. Selimi ka thënë se direkt ose indirekt kjo seancë e thirrur për ekipin negociatorë, është direktuar nga Serbia.
Ai ka thënë se në çdo përçarje të shqiptarëve, herët a vonë, e gjen Serbinë në mes.
“Në çdo përçarje të shqiptarëve, herët a vonë, e gjen Serbinë në mes, direkt ose indirekt. Kështu është edhe në këtë seancën e sotme për ekip negociator për bisedimet e Thaçit me Serbinë.” ka shkruar Selimi
Sot në orën 10:00 ishte parapa që kryesia e Kuvendit të Kosovës, për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.
Siç njofton Kuvendi, në rend të ditës do të jetë vetëm një pikë “kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.Pas mbledhje së kryesisë, Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme.
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...