Këtë vit nga falja e Presidentit të Republikës së Kosovës, për heqjen e dënimeve nga të burgosurit, kanë kërkuar gjithsej 748 persona të dënuar.
“Nga muaji Janar 2018 e deri me tani kërkesë për falje të dënimit kanë parashtruar 748 persona të dënuar”, ka deklaruar për arbresh.info, Jeton Kabashi, zyrtar për komunikim me publikun nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Ndërsa në pyetjen drejtuar, se sa persona do të përfitojnë dhe deri ku ka arritur procesi i Komisioni për Shqyrtimin e Kërkesave për falje të denimeve nga Presidenti arbresh.info, ka kontaktuar me Zyrën e Presidentit të Kosovës.
Për më shumë se dy javë nuk ishte i gatshëm të flasë, Artan Behramin, nga Zyra për Informim e Presidencës përkundër se paralajmëroi për një përgjigje rreth kësaj çështjeje.
Sipas Rregullores për Kriteret dhe Procedurat për Faljen e Personave të Dënuar me falje, siç është përcaktuar në Ligj dhe në Kod, personi i dënuar me anë të një vendimi përfundimtar lirohet plotësisht ose pjesërisht nga ekzekutimi i dënimit, ose bëhet zëvendësimi i dënimit me një dënim më të butë apo dënim me kusht, ose i bëhet shlyerja e dënimit.
Nga falja përjashtohen personat e dënuar për çfarëdo dënimi për të cilin Paneli për Lirim me Kusht i ka refuzuar lirimin me kusht, ersonat e dënuar për të cilët me ligj të veçantë u ndalohet falja.
Përveç kritereve që janë përcaktuar në Ligj, rrethanat tjera që mund të shqyrtohen gjatë dhënies së faljes përfshijnë arsye specifike humanitare, respektimi i rregullave përkatëse për risocializim dhe ri integrim gjatë ekzekutimit të dënimit, koha e kaluar në mbajtjen e dënimit.
Gjatë shqyrtimit të kërkesave për falje, kujdes i veçantë i kushtohet procedimit të rasteve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, sikurse janë: vrasja, keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dhe recidivistët.
Recidivist janë personat që përsërisin një vepër shoqërisht të rrezikshme, për të cilën është dënuar më parë me gjyq. Recidivist i rrezikshëm./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen