Republika e Beninit fuqishëm pro Kosovës në Interpol, kështu thotë zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Behgjet Pacolli.
Ai thotë se ka pasur një takim të frytshëm me homologun e tij nga Benini, Aurelien Agbenonci, shkruan arbresh.info.
Sipas ministrit të jashtëm Benini ka konfirmuar mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Lexoni të plotë shkrimin e tij:
Republika e Beninit fuqishëm pro Kosovës në Interpol
Takim jashtëzakonisht i frytshëm në Jerevan, me ministrin e jashtëm të Beninit Aurelien Agbenonci. U rikonfirmua mbështetja e fuqishme e Beninit për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organixatat tjera ndërkombëtare. Homologu im do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë gjatë muajit tetor, gjatë së cilës do të nënshkruajmë marëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve tona.
Benini, gjithashtu është duke e shqyrtuar edhe mundësinë e hapjes së ambasadës së parë të një shteti afrikan në Prishtinë.

Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...