Zhdukja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, vijon të mbetet një temë delikate në mediat ndërkombëtare.
Kreu i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar të zbardhet e vërteta mbi zhdukjen e tij, pas hyrjes në ambasadën arabe në Stamboll.
“Kam frikë se zhdukje të tilla do të ndodhnin më shpesh dhe do të bëhen si gjëra normale”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm Antonio Gutierres për BBC-në.
Ministri i Brendshëm, Princi Abdulaziz bin Saud bin Naif bin Abdulaziz tha se mbretëria ishte gjithashtu e gatshme të zbulonte të gjithë të vërtetën.
BBC shkruan gjithashtu se sipas një burimi të sigurisë turke zyrtarët kishin prova audio dhe video që dëshmonin se Khashoggi u vra brenda ambasadës.
“The Guardian” shkruan se: “Arabia Saudite ka qenë nën presion për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur me Khashoggi pasi hyri në ndërtesën e konsullatës në orën 14.14 të datës 2 tetor.
Turqia ka pohuar se gazetari dhe kritiku në azil i princit të kurorës Mohammed bin Salman u vra nga një skuadër elitë e dërguar nga Riad, përcjell Shqiptarja.
Autoritetet në Stamboll kanë lënë të kuptohet se mbajnë prova të pazbuluara që vërtetojnë se çfarë ndodhi.”
E fejuara e Khashoggi-t është shprehur për Associated Press të premten se ai kishte veshur një orë Apple kur hyri në ambasadë dhe hetuesit po shqyrtonin celularët e tij, të cilat ai kishte lënë me të, kështu që gazetari i zhdukur mund të ketë regjistruar vdekjen e tij në orën e tij Apple.
“Ai e futi atë në funksionin e regjistrimit përpara se të hynte në ambasadën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor. Pastaj marrja në pyetje, tortura dhe vrasja e tij u regjistrua në audio dhe u dërgua në telefon dhe në iCloud. Sulmuesit e tij u përpoqën të hynin në orë me shumë përpjekje por të dështuara për fjalëkalimin përpara se të përdorin gjurmët e gishtave për ta zhbllokuar dhe fshirë disa regjistrime”, shkruan gazeta turke Sabah.
Jamal Khashoggi, një kritik i qeverisë saudite, u zhduk më datë 2 tetor pasi vizitoi ambasadën arabe në Stamboll.
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...