Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur në takim sot përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, nga të cilët u informua rreth procesit sa i përket Koncept-Dokumentit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Persona të Zhdukur.
Në takim u diskutua me theks rreth çështjes së pensioneve të dyfishta.
Reçica i njoftoi pëfaqësuesit e Komisionit se në Koncept-Dokumentin për reformë pensionale të hartuar nga MPMS, i cili është miratuar në Qeveri, është paraparë edhe trajtimi i pensioneve të dyfishta.
“Ky Koncept-Dokument i përshtatet më së miri situatës socio-ekonomike të vendit dhe synon trajtimin meritor të të gjitha kategorive, andaj është e rëndësishme që ky koncept të merret parasysh nga komisonion i krijuar në Kuvend, i ngarkuar për të hartuar Kodin e Pensioneve, si dhe të konsultohet edhe nga Komisoni Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjatë plotësim ndryshimit të Ligjit për persona të zhdukur”, tha ai.
Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...