Gjatë ditës portali arbresh.info ka raportuar për punësimet nga pushteti që po bëhen në Telekomin e Kosovës.
Në mesin e të përmendurve për punësim në këtë ndërmarrje është edhe ish kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Shkëlzen Jusaj.
LEXO EDHE: Pushteti ‘mbush’ Telekomin me reja, motra, fëmijë, vëllezër e militantë partiak
Por, lajmin se ai ka punësuar familjaren e tij në këtë kompani e ka demantuar duke dërguar një reagim në adresën e portalit.
Jusaj thotë se ka tre vite që është duke abstenuar nga çdo aktivitet politik, dhe se mbesa e tij Yvesa Jusaj nuk është e punësuar në PTK.
Më poshtë keni reagimin e tij të plotë pa ndërhyrje:
Reagim,
Sotë me datë 22.02.2019 ne Arbëresh.info ka nje artikull ku permendet emri imë qe gjëja paskam punesu nje familjare Yvesen.
Fillimisht ju informoj se tre vitet e fundit kam abstenu nga cdo aktivitet politik. Dhe ngjyrosja politike si instrument ësht “goditje e ulët”
Gjithashtu Ju njoftojë se vajza e vllaut Yvesa Jusaj nuk ësht e punesuarë ne PTK. Prandaj Ju kisha lutë qe paraprakishtë te mirë informoheni para se ta perdorni emrin timë. Dhe ndihuni te lirë qe ne ç’do kohë, gjithmonë te me kontaktoni dhe informoheni me informata reale, e jo te bini pre e thashethemeve ose keq informimeve.
Sinçerishtë,
Shkelzen Jusaj
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...