Kryetari i Partisë Demokratike Progresive në Kosovë, Nenad Rashiq, thotë se ndryshimet kushtetuese, që do të nevojiten gjatë fazës së transformimit të plotë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, mund të zgjasin shumë.
Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk bëjnë asnjë përpjekje për të bashkëpunuar me deputetët serbë, për t’i siguruar këto vota.
“Nëse bazohet në matematikë, ndryshimet kushtetuese bëhen kur i ki 14 vota jo shumicë, dhe në këtë aspekt nuk kam vërejt që ndonjë grup, autoritete nga Kosova që është përpjek shumë të bashkëpunoj më deputetët serbet. Prandaj, duhet shumë punë. Nuk duhet të trajtohen vetëm deputetët, por edhe komuniteti Është një proces që sipas meje nuk do të jetë i shkurtër,” thotë Rashiq në një intervistë për arbresh.info.
Të premten, Kuvendi i Kosovës miratoi ligjet që forcojnë misionin ushtarak si një ndër hapat më të rëndësishëm për transformimin e plotë të FSK-së në ushtri.
Rashiq, ka folur edhe për raportimet se do të jetë pjesë e një partie bashkë me politikanin serb, Vuk Jeremiq.
“ E vërteta është se deri në këtë moment nuk ka ndonjë gjë. Unë jam kryetar i një partie që është funksionale që katër vite. Mendoj që gjithmonë prej formimit të partisë ne kemi qenë duke përfaqësuar serbët dhe kemi qenë të hapur për çfarëdo bashkëpunimi më partitë e tjera. Qe të ketë një bashkëpunim, ne duhet të takohemi dhe të biem dakord. Nëse ndodh diçka ne do të ju informojmë më kohë. Këto janë vetëm shkrime në këtë moment, por nuk përjashtohet mundësia që të ulemi dhe të bisedojmë për një bashkëpunim që do të mund të fuqizoj elementet e serbëve të Kosovës, të cilët mendojnë të jetojnë në Kosovë. Bazuar në atë fakt dhe të harmonizojmë ideologji tona të cilët do të sigurojnë një jetës serbëve të Kosovës,” shprehet Rashiq.
Nenad Rashiq, që nga paslufta ka bartur disa funksione nëpër qeveritë e kaluara. Ai ka qenë edhe deputetë në Kuvendin e Kosovës./arbresh.info/
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...