Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur sot procesin e brendshëm zgjedhor në Degën e Suharekës, ku pas një gare fer e demokratike ndërmjet tre kandidatëve, kryetar i degës u zgjodh Ramë Vataj.
Delegatët e Kuvendit Zgjedhor në Suharekë po ashtu votuan për anëtarët e Këshillit Drejtues si dhe propozuan delegatët për Konventën Qendrore të PDK-së, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.
Në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të pranishmit i përshëndeti zëvendëskryetari Enver Hoxhaj, duke i falënderuar të gjithë aktivistët dhe strukturat e PDK-së për punën e deritashme në realizimin e procesit zgjedhor në secilën lagje të Komunës së Suharekës.
Hoxhaj po ashtu tha se PDK është parti shtetformuese dhe shtetndërtuese e cila ka vizion të qartë për zhvillimin e vendit dhe për integrimin në strukturat euro atlantike.
Ndërsa ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe deputetja Luljeta Veselaj-Gutaj, folën për platformën Dekada e Re e cila do të thotë evropianizim i Kosovës dhe perspektivë e sigurt për të rinjtë dhe gratë.
Në emër të degës, prezantoi një raport kryetari i deritashëm i degës Blerim Xhemjali.
PDK po shkon drejt fundit të mbajtjes së zgjedhjeve në mbarë lokalitetet e Republikës së Kosovës, që do të rezultojnë me mbajtjen e Konventes Qendrore ku do të zgjedhet kryetari i partisë, kryesia qendrore dhe Këshilli Drejtues. /


48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje