Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani i ka cilësuar si kërcënim, deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se Ushtria serbe është në gjendje gatishmërie.
Ramadani në një postim në Facebook, ka shkruar se gjuha e tillë është e papranueshme dhe sjellë vetëm tensione.
Sipas tij, këto deklarata tregojnë synimet që shteti serb ka ndaj Kosovës.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar sërish Kosovën, duke thënë se Ushtria serbe është në gjendje gatishmërie në kufirin me Kosovën. Secili duhet ta ketë të qartë se gjuha kërcënuese e Vuçiqit është e papranueshme dhe sjellë tensione të mëtejshme. Për më shumë, kjo kërcënimet e Vuçiqit dëshmojnë edhe njëherë pretendimet e vjetra të Serbisë”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka thënë se presidenti serb, duhet ta kuptojë që koha e gjenocidit dhe spastrimit etnik ka përfunduar.
“Vuçiq duhet ta kuptojë se koha e Millosheviqit ka përfunduar. Gjenocidi dhe spastrimi etnik, që u ka ndihmuar edhe vetë Vuçiqi, nuk do të mund të përsëriten më kurrë!”, përfundon postimi i Burim Ramadanit.
Vdes koreografi i njohur kosovar
Vidhet vetura me targa të huaja në Skënderaj
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...