Mbledhja e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në qytetin e Pejës nuk është pritur mirë nga mediat serbe. Përveçse quajtën provokim deklaratat e dy kryeministrëve Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, mediat serbe kanë komentuar edhe spinën që kishin vënë dy kryeministrat duke u shprehur se heroi kombëtar Gjergj Kastrioti është serb.
Mbledhja e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në qytetin e Pejës nuk është pritur mirë nga mediat serbe. Përveçse quajtën provokim deklaratat e dy kryeministrëve Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, mediat serbe kanë komentuar edhe spinën që kishin vënë dy kryeministrat.
Bëhet fjalë për spinën e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut por mediat serbe kanë filluar me aludimet dhe me teoritë e historianëve të tyre se heroi ynë kombëtar ishte serb.
“Kryeministri i Shqipërisë dhe të ashtuquajturës Kosovë, zhvilluan një takim mes dy qeverive në qytetin serb të Pejës dhe besojeni ose jo kishin vënë një spinë serbe. Për ata që nuk e dinë spina ishte simbol për vitin ndërkombëtarë të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, birin e Vojsavës dhe Jovanit që sipas historisë familja e tij i ka rrënjët nga Nemanjići (dinastia më e fuqishme serbe në Mesjetë). Por mbetet ende e paqartë nëse Rama dhe Haradinaj e dinin që po mbanin një simbol serb apo edhe ky është një provokim ndaj serbëve,”-shkruajnë mediat serbe.

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...