Burjani ka thënë nuk ka dhënë raport të qartë dhe pozitive
Njohësi i çështjen politike dhe juridike, Blerim Burjani ka komentuar deklaratën e Kancelarit të Austrisë Sebastian Kurz për liberalizimin e vizave, i cili ka thënë se “Austria e mbështet liberalizimin, por ka ende shumë shtete në BE që janë skeptike për liberalizimin e vizave”.
Lidhur me këtë çështje, Burjani ka thënë nuk ka dhënë raport të qartë dhe pozitive.
“Ashtu si kam thënë me herët liberalizimi është dashtë të ndodhë, por mendoje se delegacioni që ka vizituar Kosovën për liberalizim nuk ka dhënë raport të qartë dhe pozitiv, përderisa ky raport mbetet konfidencial dhe jo transparent”, ka sqaruar ai për “Bota sot”.
Gjithashtu, ka shtuar se qytetarët e Kosovës po i vuajnë pasojat nga kjo që po ndodh me shtetin e Kosovës për shkak se asnjëherë deri më tash nuk ka vetëdijesim të qytetarëve për votuar pro ndryshimeve pozitive.
“Qytetarët e Kosovës kanw nevoje për transparencë nëse diçka nuk është mirë në këtë çështje është mos përgjigjet e organeve të drejtësisë në 45 rastet që është dashtë të ketë ndjekje penale dhe nuk ka asnjë aktgjykim për hajni ndaj shtetit të Kosovës dhe plaçkitjes dhe zhvatjes së buxhetit për këto gjëra po duhet qytetari me pague borxhin e pa qenë. Pasojat po i vuan qytetari kjo po ndodhe edhe për shkak se asnjëherë deri më tash nuk ka vetëdijesim të qytetarëve për votuar pro ndryshimeve pozitive si dhënie përgjegjësi për zhvatje të madhe të buxhetit korrupsionit dhe mos funksionimit të organeve të drejtësisë në shkallen e pavarësisë”, ka përfunduar Burjani.
Haradinaj me veteranët e UÇK-së: Duhet të jemi krah atyre që...
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët