Qeveria e Kosovës nuk pritet t’i pranojë dorëheqjet e kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës: Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, ndonëse ata tashmë i kanë dorëzuar letrat në Ministrinë e Administrimit dhe të Pushtetit Lokal (MAPL).
Kjo pasi në dokumentet e dorëheqjeve ata i janë referuar Kosovës me termin “Kosova dhe Metohija”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Kështu kanë bërë të ditura burimet e gazetës “Zëri”, sipas të cilave thuhet se zyrtarët e lartë të Qeverisë i kanë cilësuar si jolegjitime dorëheqjet në fjalë.
Zyrtarë të MAPL-së kanë thënë se nuk kanë informacion rreth kësaj çështjeje, ndonëse kanë pohuar se dorëheqjet tashmë janë dorëzuar në këtë dikaster qeveritar.
Por megjithëkëtë vetë kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se dorëheqjet e ministrave të komunitetit serb nuk janë definitive.
Në anën tjetër, nga MAPL-ja kanë thënë se dorëheqjet e kryetarëve të komunave janë të pakthyeshme.
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...