Posta e Kosovës ka lëshuar të premten në qarkullim pullën postare me titull “Dëshmorët e Gjakovës” që i dedikohet të gjithë dëshmorëve të kësaj komune.
Pulla Postare për dëshmorët e Gjakovës përfaqëson nderin dhe respektin për veprën dhe sakrificën e të gjithë luftëtarëve të rënë të kësaj komunë në luftën çlirimtare të viteve 1998-1999.
Në pullë postare është paraqitur imazhi i memorialit “Shokët e Lirisë”, me pesë shtylla të kuqe, që i kushtohet të gjithë dëshmorëve, djemve dhe vajzave, që iu bashkëngjitën Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Heroizmi dhe sakrifica e tyre e jashtëzakonshme në mbrojtje të popullatës civile do të jetojë përgjithmonë.
Misioni i dëshmorëve dhe luftëtarëve të Gjakovës ishte demonstrimi më i mirë i vullnetit të palëkundur të popullit shqiptar në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Autor i dizajnit të pullës të postare është Etrit Zeneli.
Filatelia e Postës së Kosovës ka nderuar edhe në të kaluarën veprën heroike të luftëtarëve të lirisë e këtë do ta bëj edhe në ardhmen.
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...