Sipas tij, kjo edhe është arsyeja që numri i veprave të rënda penale , është në rritje.
Më tej, Koci tha se vendi i duhet një mobilizim i pëgjithshëm nga gjithë shoqëria që kjo situatë të normalizohet.
“Natyrisht, përgjegjēsit kryesor janë policia dhe organët e tjera, si prokuroria dhe gjykatat. Por, në një masë të konsiderueshme, edhe vet ne qytetarët mund t’i ndihmojmë të njejtat, dhe madje edhe t’i parandalojnë veprat penale, me ngritje të vetëdijës qytetare dhe besimit në organet shtetërore”, është shprehur avokati Koci.
Sipas tij, barra kryesore bie mbi policinë, prokurorinë dhe gjykatat. Ka jo profesionalizëm dhe neglizhencë në organet e sigurisë. Shumë madje.
“Personat jokompetent po ia qesin hijen e keqe edhe individëve që janë të aftësuar dhe profesional. Në anën tjetër, të gjitha strukturat e sigurisë janë të ngarkuara me punë, dhe tani më është e qartë, jo domosdoshmërish me rritjen e numrit të policëve dhe prokurorëve e gjyqtarëve, situata përmirësohet.
Na duhen individ të aftë, profesional dhe të ndershëm. Kam përshtypje se më shumë i është kushtuar kuantitetit se sa kualitetit. Kjo edhe është arsyeja se pse, përkundër faktit që është rritur numri i policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve, gjendja e sigurisë ka degraduar”, ka thënë Koci.
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...