Armë pa leje e substanca narkotike dyshohet se janë gjetur në veturë, pronë e Enver Maxhunit, por që është vozitur nga nipi i tij, që është djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë, Shpend Maxhuni.
Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka konfirmuar nisjen e hetimeve.
Ibrahim Berisha, zëvendës kryeprokurori i Prishtinës, tha për Insajderin se të premten pasdite është kanë pranuar një kallëzim penal lidhur me këtë çështje.
Berisha ka treguar se në veturën ku janë kapur arma pa leje dhe substanca e dyshuar narkotike, kanë qenë tre persona.
“Me 13 ka ndodhur një bastisje një veturë të një personi që ka qenë duke e drejtuar, aty është zënë një armë pa lajme në gjaketën e tij sipas disa informacioneve që ne i kemi, është gjetur edhe një cigare me narkotikë”, tha ai.
Berisha tha se tre personat që kanë qenë në veturë janë identifikuar por për shkak të hetimeve nuk munden me i publiku.
“Një kallëzim penal dje ka ardhur pasdite, por unë më kryeprokurorin kemi qenë në një takim, dhe nuk kemi pasur mundësi ta shohim atë. Hetimet janë duke vazhduar”, tha Berisha.
Rasti është konfirmuar edhe nga ana e Policisë së Kosovës, rasti sipas tyre ka ndodhur me datën 13 tetor, ne një veturë të tipit “Golf”.
Anëtarët e komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, ende nuk janë përgjigjur për interesimin e gazetës rreth kësaj çështjeje.
Shpend Maxhuni, tash e disa muaj është emëruar Shef i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, para kësaj ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar
Haxhiu: Kuvendi do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamenta...
Murati takon Hotin, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek m...
Kurti: Kemi edhe një mundësi për ratifikimin e marrëveshjeve...
“Selimi akuzohet veç pse njihej me Limajn”, avokati i ashpër...
Bislimi i dorëzon detyrën Konjufcës pas emërimit si Zëvendës...