Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, vlerëson se zgjedhjet në Parlamentin Evropian është arsyeja kryesore pse nuk është dhënë vendimi për liberalizmin e vizave.
“Mendojë që zgjedhjet mund të jenë efektive sa i përket liberalizimit por nuk besojë që mund të jetë pengesë bllokuese sepse është e qartë për të gjithë vendet e Bashkimit Evropian se edhe Kosova duhet të merr liberalizim,” është shprehur Hoti për arbresh.info.
Por, sipas tij, menjëherë pas këtij procesi zgjedhor, mund të ketë një vendim pozitiv për Kosovën në lidhje me liberalizimin e vizave.
“Por para zgjedhjeve nuk mendoj që mund të merret vendimi pasi që është pikërisht arsyeja që nuk është dhënë liberalizimi. Mirëpo vendimi për liberalizimin e vizave do të merret saktësisht menjëherë pas shpallës së rezultateve dhe mbajtjes së zgjedhjeve”, deklaron Hoti.
Lëvizja e lirë në zonën Shengen është padrejtësia më e madhe që vazhdon t’ju bëhet qytetarëve të vetëm të izoluar në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor./arbresh.info/
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...