Prizrenit i vazhdohet epiteti Jerusalemi i Partisë Demokratike të Kosovës

18:38 | 14 Tetor 2018
A Z

Prizreni ka hapur fushatën për zgjedhje të brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës, duke mbledhur figurat më të larta politike të kësaj partie. Këtij qyteti ju premtuan edhe më shumë ministra, raporton EkonomiaOnline.Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ishte ai që e bëri këtë premtim, duke i vazhduar epitetin këtij qyteti si “Jerusalemi’ i PDK-së.“Ka me pasë shumë ministra nga Prizreni në Qeverinë e PDK-së. Prizreni gjithmonë ka me qenë Jerusalemi i Partisë Demokratike të Kosovës. Do t’i japim përkrahje çdo projekti. Kur kemi qenë në pushtet nuk kemi sha, por kemi punu. Jemi në rrugëtimin e garës së PDK-së, dhe dua të garantojë. Kur kemi qenë ne në pushtet nuk kemi sharë, por kemi punuar. Qytetarëve i duhet një ndryshim,” është shprehur Veseli, para elektoratit.

Hoxhaj: Për “partitë ishuj” të Kosovës, PDK-ja është kontinentNënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, njëherit edhe zëvendëskryeministër i Kosovës, tha para elektoratit në Prizren se është i sigurtë se PDK do të jetë e pathyeshme në qendër, raporton EkonomiaOnline.“Nuk pe di a jemi në konventën në Prishtinë apo në Prizren. Fuqia e PDK-së ka fillu me Prizrenin. PDK dhe Prizreni janë për njëri-tjetrin dhe me njëri-tjetrin. Jemi parti politike që kemi pri për ide politike. Jam i bindur se këto zgjedhje brenda partiake do të sjellin ide dhe njerëz të rinj. Neve na duhet mbështetja e të gjitha profesioneve, gjuhëve dhe feve. PDK është një ndër partitë më të organizuar në Ballkan. Kur PDK është e madhe, Kosova është më e fortë. Gara e brendshme duhet të jetë e fortë, në mënyrë që në garën e jashtme të jemi të pathyeshëm. Është ba sport nacional me sulmu PDK-në që për partitë tjera në Kosovë, të cilat janë ishuj, PDK-ja është kontinent,” është shprehur Hoxhaj.Gashi: Riorganizimi do të rikthej PDK-në në qeverisje komunaleSekretari i PDK-së në Prizren, Kujtim Gashi, njëherit edhe Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i ka quajtur si zgjedhjet më të rëndësishme në PDK, raporton EO. Ai ka ftuar degën nga ai vjen, që të hapen për kuadro dhe njerëz që e nderojnë Prizrenin.“Pritet edhe rikthimi i fuqishëm i PDK-së në qeverisjen e Prizrenit. Asnjë banor i Prizrenit nuk pajtohen me qeverisjen aktuale. Riorganizimi do të rikthej PDK-në në qeverisje komunale. Pa u ba Kadri Veseli kryeministër nuk ka Kosova integrime evropiane. Nga ky proces PDK do të dalë edhe më e bashkuar. Do ta bëjmë Kadri Veselin kryeministër,” pohoi ministri Gashi.Samir Hoxha, kryetar i komisionit zgjedhor të PDK-së në Prizren, thotë se procesi zgjedhor në Prizren do të jetë shembull i një procesi demokratik dhe transparent.“Jemi të bindur dhe të vendosur, me unanimitet do të dëshmojmë se jemi të hapur ndaj sfidave. Zotohemi se nga këto zgjedhje do të dalim edhe më të përgatitur nga betejat e radhës dhe do ta marrim sërish Prizrenin,” është shprehur Hoxha.
FJALË KRYESORE:

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/449641598892465/

Shpërndaje në rrjete sociale