Princesha tregon se si ia theu hundën një ushtari në Kosovë

12:29 | 1 Dhjetor 2018
A Z

Tessy Antony, Princesha e Luksemburgut, në një intervistë për Daily Mail, ka rrëfyer sesi ia ka thyer hundën një ushtari paqeruajtës të OKB-së që tentoi ta dhunonte seksualisht gjatë shërbimit në Kosovë.

Ajo ka shërbyer në Kosovë gjatë vitit 2004 si pjesë e ekipit BELUKOS 13/15 dhe gjatë kësaj periudhe kishte ndodhur edhe incidenti.

“Ishte gjatë një mbrëmje, unë shkova në dhomë dhe dikush me nxitim trokiti në derën time. Unë e hapa derën sepse e njihja personin dhe e pyeta: ‘Çfarë po ndodh?, kurse ai më shtyu në krevat dhe menjëherë reagova, ishte refleks”, ka thënë Antony

“Nuk i tregova askujt për këtë sepse për mua ishte çështje e mbyllur. Por të nesërmen të gjithë e dinin. Kur shkova për mengjes të gjithë u çuan në këmbë dhe duartrokitën”, ka treguar Princesha e Luksemburgut, shkruan Daily Mail.

“Fillimisht nuk e kuptoja, por mbikëqyrësi im erdhi dhe më tha: E dija se nuk do të kisha probleme me ty. E dija se do të ishe mirë. Kjo ishte fantastike. E mora vesh se mund ta mbroja veten në situata të tmerrshme”.

“Asgjë nuk ndodhi, sepse unë ja dola të mbrohem, por miliona gra të tjera përjetojnë gjëra të tmerrshme kohë pas kohe”, transmeton Insajderi

Princesha e Luksemburgut ka shërbyer në ushtrinë e këtij shteti, duke përcjell hapat e motrës së saj dhe vëllezërve.

Princesha Tessy, 33 vjeçare, gjatë intervistë rrëfeu edhe për divorcin me Princin Louis, djali i tretë i Henri, Duka i Luksemburgut.

“Është një realitet shumë, shumë, shumë, shumë i trishtuar për mua, natyrisht,” thotë ajo. Askush nuk dëshiron të divorcohet. Ju nuk martoheni për t’u divorcuar. Është një kohë e vështirë për të dy ne në mënyrë të barabartë”.

“Duke folur për arsyen e divorcit, ajo shtoi: ‘Divorc në ditët e sotme çfarë do të thotë kjo për mua? Kjo do të thotë për mua që gjithmonë duhet të ndiqni zemrën tuaj dhe nëse nuk funksionon duhet të pranoni realitetin dhe të bëni atë që është e nevojshme për të gjetur lumturinë tuaj”.

Shpërndaje në rrjete sociale