Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka vizituar familjen e policit të vrarë Izet Demaj.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme e ka vizituar familjen e policit të vrarë Izet Demaj.
Përkrah tij kanë qenë Sami Lushtaku, Adem Grabovci dhe Hajredin Kuçi.
Të gjithë i kanë shprehur ngushëllime familjes Demaj duke vlerësuar lart veprën e policit, si sa ishte ushtar në Koshare, ashtu edhe në detyrën e policit, shkruan Klan Kosova. Sipas presidentit, Izet Demaj do të mbetet hero i Kosovës.
Polici Izet Demaj ka vdekur disa ditë më parë gjatë shkëmbimit me armë zjarri me grabitësin e një banke në Istog, që gjithashtu mbeti i vrarë. Më 29 dhjetor, ai u varros me nderime të larta shtetërore, në Koshare, pranë bashkëluftëtarëve të tij.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen