Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj raportimeve të një medias serbe ‘Danas’ se ai është ftuar nga Dhomat e Specializuara.
Presidenti përmes një postimi në Facebook ka thënë se nëse do të ftohej për intervistë nga Specialja, pa hezitim do t’i përgjigjej ftesës, sikur bashkëluftetarët e tjerë, shkruan arbresh.info
“Artikulli i gazetës serbe “Novosti”, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe. Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë”, ka thënë Thaçi.
Presidenti është shprehur krenar me UÇK. “Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në”, ka shtuar President Thaçi. /arbresh.info/
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...